AKR

AKR-ja është parti liberale, e organizuar dhe funksionuar rreth vizionit për zhvillimin ekonomik të vendit

Aleanca Kosova e Re është parti liberale, e organizuar dhe funksionuar rreth vizionit për zhvillimin ekonomik të vendit, e tashmja dhe e ardhmja e saj politike është e lidhur ngushtë me programin e saj, përkrahjen e qytetareve dhe në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me individë të caktuar, që devijon rrugën tonë të përbashkët për fuqizimin e vlerave liberale dhe zhvillimin e vendit.

AKR mbetet e përkushtuar për misionin e saj për një Kosovë të zhvilluar që sjell prosperitet dhe perspektivë për njerëzit e saj dhe e mban Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe në partneritet me Perëndimin. Kjo është ajo për të cilën do të luftojmë si parti dhe jo si individ. Kjo është ajo që ne do të vazhdojmë ta sjellim si një alternative për qytetarët e tërë Kosovës.

AKR do të mbetet e përkushtuar ndaj qytetarëve të Mitrovicës dhe tërë Kosovës. Ne sollëm ndryshime në Mitrovicë si parti dhe do t’i mbajmë premtimet tona për të shtyrë çështjet kryesore në një qytet të rëndësishëm për ekonominë dhe stabilitetin e Kosovës. Rrugëtimi i nisur në Mitrovicë vazhdon tutje me qytetarë që përqafojnë  modelin e qeverisjes së mirë, qeverisjes transparente dhe liberale, qeverisjes që prioritet ka zhvillimin edhe fuqizimin e qytetit e shtetit  dhe jo individëve të caktuar.

AKR fton qytetarët dhe simpatizantët e saj që të vazhdojnë besimin e tyre tek presidenti i partisë, Behgjet Pacolli, tek rruga jonë e përbashkët për një jetë dinjitoze. Besimi i ndërsjelltë që është krijuar me vite mes AKR-së dhe qytetarëve, i bazuar në punë dhe përkushtim të madh do të vazhdojë edhe me tutje, edhe me fuqishëm, përkrah fuqizimit të vlerave liberale në shumë shtete të Evropës dhe botës.

AKR, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, do të garojë në koalicion me Nismën Socialdemokrate, si dy parti që i bashkon programi dhe vizioni për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Programi ynë i përbashkët qeverisës do të jetë oferta më e mirë për sovranin dhe këtë do të prezantojmë tek qytetari ditëve në vazhdim.

Besimi dhe përkrahja për ne është përkrahje për të zhvillimin e vendit dhe integrimin e saj në mekanizma ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …