Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha priti në takim pune Drejtorin e NALT-it, gjeneralin Oberneyer

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha priti në takim pune Drejtorin e NALT-it, gjeneralin Oberneyer

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, u takua sot me Drejtorin e ri të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneralin Mihael Obernejer. Ministri Berisha falënderoi gjeneralin Obernejer për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin e FSK-së si Forcë profesionale, multietnike dhe të besueshme. Gjithashtu, Ministri theksoi gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së që bashkëpunimi me Këshillin Ndërlidhës të thellohet edhe më tej, në të gjitha projektet e parashikuara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. Gjenerali Obernejer shprehu konsideratë për punën e Ministrisë dhe FSK-së edhe gjatë periudhës së Qeverisë kujdestare, duke përmendur përfundimin me sukses të disa projekteve të planifikuara dhe miratuara më parë. Në takim u diskutua për rolin më aktiv të NALT-it në këtë fazë, me theks të veçantë në koordinimin sa më të mirë midis Ministrisë dhe FSK-së gjatë procesit të operacionalizimit të plotë të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së sipas strukturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …