Aleksander Vucic

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër kundër deklaratave provokuese të kryetari i Serbisë, A. Vuçiq

Kryetari  i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër kundër deklaratave provokuese e luftë-nxitëse  ka bërë kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq pas një incidenti që ndodhi në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë ku një i ri serb ka mbetur i lënduar. Veseli vlerëson se deklarata e Vuçiqit ka për synim cenimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal, ndërsa i ka bërë thirrje Beogradit t’i ndalojë provokimet. Loja që Aleksandar Vuqiç  po luan, për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të të bashkëqytetarëve tanë serb të Kosovës. Deklarata e tij e sotshme ka për synim cënimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal. Prandaj,  i bëj thirrje Beogradit, që të heq dorë nga provokimet dhe të lërë bashkëqytetarët tanë serb rehat të lirë. Unë dënoj ashpër krimin ordiner të kryer sot dhe bëj thirrje ndaj organeve të zbatimit të ligjit që sa më shpejtë të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin përpara drejtësisë përgjegjësit, është shprehur Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …