Filloi pastrimi i Lumit “Klina”

Komuna e Skenderajt ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtje të hapësirave publike, që të bëjë pastrimin e Lumit “Klina”, aksion ky që ka nisur nga ura në rrugën “Ilaz Kodra, e që do të vazhdojë në të dy drejtimet, deri të pastrohet i tërë shtrati i lumit, nga mbetjet dhe papastërtia. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një postim në “Facebook”, ka bërë të ditur se puna do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, duke kërkuar vëmendje nga qytetarët, që ta ruajnë më shumë këtë pasuri natyrore. “Ka nisur dhe do të vazhdojë ditëve në vijim puna për pastrimin e shtratit të Lumit “Klina”, prej mbeturinave të hedhura nga njeriu, për fat të keq, që në mungesë të vëmendjes dhe trajtimit çfarë kërkon lumi ynë – si pasuri natyrore, po i shkaktojmë ambientit dëme të mëdha, dëme këto të cilat ne të tashmit dhe gjeneratat që do të vijnë, do t’i paguajmë shtrenjtë. Lumi “Klina” aktualisht ndodhet pa ujin e mjaftueshëm, në këtë stinë të verës dhe thatësirës, andaj kërkoj kujdes shumë të madh, nga të gjithë qytetarët pa dallim, që ta ruajmë këtë pasuri si sytë e ballit”.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …