Ramush Haradinaj: Të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalim që ta bëjmë Kosovën të tillë çfarë e duam

Ramush Haradinaj: Të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalim që ta bëjmë Kosovën të tillë çfarë e duam

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas një vizite që i ka bërë disa fermerëve në Rahovec ka thënë se është konfirmuar që taksa dhe lehtësirat fiskale po mbrojnë prodhimet vendore. “Inkurajues fakti se sot fermeri i Kosovës, e dominon tregun e vendit, duke fituar besimin e konsumatorit me prodhime cilësore. Rritja e prodhimit dhe të hyrave për vendin dhe shtimi i numrit të të punësuarve, janë veprimet më madhore që mund të bëjmë tani për Kosovën, e fermerët e Rahovecit janë dëshmia më e mirë për këtë”. “Në takim me mbi 50 fermerë të kësaj ane, u konfirmua se vendimi për taksën dhe lehtësirat fiskale e tatimore, po mbrojnë prodhimin vendor dhe po fuqizojnë fermerët tanë në treg”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se me vizionin e vendosur dhe të qartë për zhvillim me dinjitet, të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalin që ta bëjë Kosovën të tillë çfarë e duan.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …