Fatmir Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve

Fatmir Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, ka vazhduar me takime të shumta me drejtuesit e degëve, ku sot në selinë qendrore ka pritur në takim drejtuesit e degëve të Nismës në rajonin e Prizrenit. Limaj gjatë këtij takimi ka kërkuar nga drejtuesit e këtyre degëve që të mobilizohen maksimalisht për zgjedhjet, ku boshti NISMA-AKR dhe PD do të jenë befasia e kendshme e 6 tetorit. Boshti ynë politik është një koalicion i cili është pritur mirë tek strukturat e partisë, gjë që është shumë me rëndësi. NISMA dhe AKR do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve. Do të jenë befasi e këndshme e 6 tetorit, tha kryetari i Nismës Limaj. Qytetarët e Kosovës e kanë para vetës një koalicion të mirë që do të jetë pranë tyre në çdo kohë. Nuk do të flasim më popullizëm, por do të flasim e shpalosim programin me çështje konkrete dhe që janë në interes për vendin”, është shprehur Limaj. I pari i Nismës tha se, subjekti ynë në këto zgjedhje do të futet me një listë të kandidatëve për deputetë, që janë të dëshmuar profesionalisht dhe të gatshëm për të bërë më të mirën për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …