Brickos

Ambasadori i ri britanez në Kosovë, Nicholas Abbott, prezanton kredencialet tek kryetari Hashim Thaçi

Ambasadori i ri i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, prezantoi kredencialet te kryetari, Hashim Thaçi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka prezantuar sot në mëngjes kredencialet tek kryetari Hashim Thaçi. Pas ceremonisë, Abbott tha se me padurim pret që të zhvillojë dhe të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve. “Jam i lumtur që kam prezentuar Letrën time Kredenciale te Presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohërat më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcojë marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës, dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, dhe demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin”, ka thënë Abbott. Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008. Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …