Kryetari Begaj priti në takim komandantin e KFOR-it Italian, kolonel Pisani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pisani. Ky takim kishte karakter pune, ku është biseduar për bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj dhe koloneli Pisanni, përveç që kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, ata kanë biseduar edhe për çështje tjera të zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Malishevës, si në fushën sigurisë së përgjithshme, e po ashtu kanë biseduar edhe për arsimin dhe investimet në fushën e arsimit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, janë zotuar për vazhdim të bashkëpunimit në mes të komunës dhe KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …