Kryetari Latifi me bashkëpunëtorët, vizituan kompanitë “EuroFood”, “Pashtriku-N” dhe “Sylka”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorët tjerë, vizituan kompanitë “EuroFood”, “Pashtriku-N” dhe “Sylka”.

,,Kemi kuptuar nga afër punën që po bëhet, sfidat me të cilat po përballen bizneset por edhe efektin e taksës 100%, e cila ka ndihmuar shumë në rritjen e prodhimit dhe punësimit.

Është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të Komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tonë, ka shkruar në një postim të tijë ne facebook kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …