Ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugës “Agim Çela” në Lladroc

Në Lladroc të komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës “Agim Çela”, e gjatë afër një kilometër. Kjo rrugë pas hapjes dhe rregullimit të bazës, do të asfaltohet, duke ju mundësuar lidhjen e dhjetëra shtëpive të një lagjeje me rrugën kryesore, por edhe të lidhjes mes vet lagjes. Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët. “Ju uroj për këtë rrugë, e cila natyrisht është e rëndësishme për juve si banorë dhe besoj që është një prej investimeve më të qëlluara”, tha kryetari Begaj. “Ne jemi duke punuar në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për këtë vit, projekte të cilat lidhen direkt me mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës, pa dallim”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Edhe banorët e kanë falënderuar komunën për këtë investim, mjaft jetik për banorët, pasi rruga ka qenë tepër e nevojshme, për të gjithë. Përndryshe kjo rrugë është e gjatë 980 metra dhe lidhë dy pjesët e një lagjeje në Lladroc. Pas kësaj rruge, në Lladroc do të rregullohen edhe disa rrugë të tjera, brenda vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …