Tanja Fajon

Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se duhet të revokohet taksa e vendosur nga Kosova për produktet serbe e boshnjake

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon derisa ka folur për dialogun që ka mbetur pezull tash e sa kohë në mes të Kosovës e Serbisë, ka thënë se duhet të revokohet taksa e vendosur nga Qeveria kosovare për produktet serbe e boshnjake. Në një intervistë për Gazetën Shekulli, Fajon sa i përket ecurisë së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, vendos theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë. “Për negociata të suksesshme midis Serbisë dhe Kosovës, është e rëndësishme që Kosova të revokojë taksat e saj për produktet serbe”, ka thënë ajo. Fajon ka kërkuar që të dyja vendet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse. “Për vazhdimin e negociatave, statusi mes tyre duhet të jetë si përpara se të zbatoheshin taksat. Vetëm në këtë mënyrë, është e mundur që në të ardhmen të gjesh një zgjidhje që do të kënaqte edhe Serbinë edhe Kosovën”, ka theksuar eurodeputetja.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …