Në mungesë të kuorumit ndërpritet mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti është ndërprerë sot në mungesë të kuorumit pasi që përfaqësuesit e subjekteve politike të PDK-së, VV-së dhe AAK-së lëshuan takimin. Përfaqësuesit e partive opozitare në këtë takim e arsyetuan këtë veprim në shenjë pakënaqësie pasi që Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira shfrytëzoj të drejtën e tij ligjore për votë të dyfishtë. Megjithatë në fillim të këtij takimi përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare kanë shprehur gjithashtu pakënaqësitë e tyre lidhur me çështjen e buxhetit. Ndërkaq Kryesuesi Pira, pos që i ka njoftuar ata lidhur me ligjshmërinë e akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë, potencoi se ai ka pranuar një shkresë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, në të cilën jepen sqarime mbi rolin e Komitetit për Politik dhe Financa. Sipas Kryesuesit Pira kjo shkesë sqaron se KPF-ja është organ këshillues ndërsa vendimet merren në Kuvendin Komunal të Vitisë. Përndryshe gjatë këtij takimi kanë qenë të parapara të shqyrtohen këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e KPF-së.

  2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimi për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2020-2022.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullore për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2020.

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020.

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …