“Urdhri i Lirisë” i jepet familjes së Sabit Zogajt, nga Fshati i Ri

“Urdhri i Lirisë” i jepet familjes së Sabit Zogajt, nga Fshati i Ri

Në 20-vjetorin e themelimit të TMK-së, dy ish-shefet e Shtabit të UÇK-së, Agim Çeku dhe Bislim Zyrapi, sot e kanë vizituar shtëpinë ku ishte vendosur Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, në Fshatin e Ri të Rrafshnaltës. Familjes së Sabit Zogajt, pronar i shtëpisë, këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Bislim Zyrapi, në emër të presidentit Thaçi i ndau edhe dekoratën “Urdhri i Lirisë”, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Sabit Zogaj, i cili pranoi këtë dekoratë, ka thënë se ato ishin ditët më të lavdishme për gjithë popullin. Ndërsa, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Agim Çeku, theksoi se ndjehet jashtëzakonisht mirë që sot është në mesin e atyre që kanë shkuar në këtë familje për të kujtuar 20 vite nga transformimi i UÇK-së.  Ata më pas vizituan edhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ku  është shkruar historia, është bërë historia dhe janë marrë vendime të rëndësishme për luftën. Një vend shumë i bukur, një vend i zgjedhur në mënyrë shumë profesionale, në mënyrë strategjike, nëse shikoni në hartën e Kosovës është pikërisht në mes të Kosovës, është pikë e lartë nga ku kemi pas komunikim me radio me të gjitha njësitë, të gjitha zonat, kështu që është vend që kurrë çizmja e serbit, policit, ushtarit, paramilitarit serb nuk ka shkelur asnjëherë”, ka thënë Çeku. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …