Kadri Veseli: Qeveria ime do të ketë përfaqësimin më të lartë të grave ndonjëherë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në Konventën e Gruas Demokratike, ku kanë marrë pjesë afër 1 mijë gra të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se është krenari që të kemi një pjesëmarrje kaq të madhe dhe kaq entuziaste të aktivisteve të Partisë Demokratike të Kosovës. “Lufta Kundër Korrupsionit është mesazhi ynë kryesor në këto zgjedhje. Por, unë gjithmonë them se lufta kundër korrupsionit është vetëm mjeti, jo qëllimi. Qëllimi ynë është që ta ndërtojmë një të ardhme dinjitoze për Kosovën, duke forcuar ekonominë, duke forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe duke u ofruar të rinjve mundësi për të qëndruar në Kosovë. Lufta jonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, jo vetëm që do i japë fund largimit të rinisë, por do t’u shërbejë të gjithëve, përfshirë këtu edhe gratë. Mbështetja juaj do jetë vendimtare për të arritur fitoren në këtë luftë. Unë kam besim të plotë në përkushtimin e grave të Kosovës për ta luftuar korrupsionin, në mënyrë që të hapim mundësi për rininë dhe ta ndalim largimin e fëmijëve tanë”. Kryetari, Kadri Veseli ka thënë se fitorja e PDK-së do të jetë për të ardhmen e Kosovën, për gratë e vajzat dhe për shtetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …