Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë dhuroi një grand prej 500 mijë eurosh për Ministrinë e Mbrojtjes

Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë dhuroi një grand prej 500 mijë eurosh për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes z. Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe z. Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan Marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grand me vlerë 500,000€ (pesëqind mijë euro) për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore. Me këtë rasat, sekretari i përgjithshëm z. Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman z. Heldt dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht për shërbimin mjekësorë të FSK-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë është duke dhënë për ndërtimin e kapaciteteve  të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …