Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili po kalon në afërsi të lagjes. Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi. “Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet më 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
