23 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci

21 vjet nga rënia e heroit, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes e bashkëluftëtares së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi, luftëtari nga Prishtina Shefqet Zeka dhe  shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, të Zonës Operative të Drenicës. Të enjten, në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve :Fehmi dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …