Gjashtë lëkundje të tërmetit janë regjistruar pas mesnate në Shqipëri, më i fuqishmi ka qenë 4.4 ballë

Gjashtë lëkundje të tërmetit janë regjistruar pas mesnate në Shqipëri, më i fuqishmi ka qenë 4.4 ballë

Një tjetër tërmet, i 6 pas mesnate, ka goditur Shqipërinë rreth orës 06:47 të mëngjesit. Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.5 ballë dhe epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi. Në orën 00:15 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 10 km nga Durrësi. Magnituda 3.1 ballë. Në orën 02:28 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 4 km nga Durrësi. Magnituda 4.4 ballë. Në orën 02:48  lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi. Magnituda 3.5 ballë. Në orën 04:19 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar  3 km nga Durrësi. Magnituda 3.2 ballë. Në orën 04:20 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 19 km në jugperëndim të Mamurrasit. Magnituda 3.4 ballë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …