Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do ta bëjë hapjen e fushatës në veri të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do ta bëjë hapjen e fushatës në veri të vendit

Partitë politike do të bëjnë sot tubimet për hapjen e fushatës. Të gjitha nëpër qytete të ndryshme, do të shpalosin programin e tyre qeverisës në rast të ardhjes në pushtet.  Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do ta bëjë hapjen e fushatës në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicë. Mirëpo para se të nis tubimi i planifikuar, Veseli ndryshe nga kundërkandidatët e tij, do të shkojë në veri të vendit. Në orën 15:30 ai do të jetë i pranishëm në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga vetë subjekti i Veselit. Në një situatë të tillë, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në takim me Veselin. Dy orë më pas PDK-ja do ta bëj hapjen zyrtare të fushatës në sheshin “Mehë Uka”.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …