Vetëm 15 mijë e 532 qytetarë kanë aplikuar nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Deri në orën 15.00 kanë votuar rreth 27 për qind e votuesve të regjistruar

Sot në Kosovë po  mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku më shumë se 1 milion e 900 qytetarë të vendit  të moshës madhore, po  votojnë për partitë apo kandidatët e tyre të preferuar për deputetë. Për zgjedhjet e 6 tetorit, janë certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje nuk dallon shumë nga ato të kaluarat, ndërsa raportohet se deri në mesditë kanë votuar rreth 10 për qind e votuesve. Votimi pritet të intensifikohet sidomos në orët e mbrëmjes. Edhe janë shënuar disa eksese si fotografimi i votës apo shitblerja e saj, këto nuk cenojnë procesin zgjedhor i cili deri tani është i qetë dhe i rregullt.  Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e procesit zgjedhor “Demokracia në Veprim” ka mbajtur konferencën e tretë për sot, me ç’rast u tha  se deri në orën 13:00 kanë votuar 19 për qind e qytetarëve. Ndërkohë është bërë e ditur se deri në orën 15.00 kanë votuar rreth 27 për qinmd e votuesve të regjistruar.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …