Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, duhet ta respektojmë vullnetin e sovranit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku këto zgjedhje këtë parti e kanë renditur në vendin e tretë.  Ai ka shkruar se alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëherë kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij. Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”.

Kontrolloni gjithashtu

Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Avdullah Hoti: Masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës mbi 613 milionë euro

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kanë shkaktuar …