Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell deklaroi se udhëtimi i tij i parë në detyrën e re do të jetë në Prishtinë. Gjatë seancës dëgjimore përpara Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Borrell deklaroi se kjo status-quo është e paqëndrueshme dhe se BE do të marrë dialogun Beograd-Prishtinë me një konsideratë më të lartë se më parë. Ai gjithashtu theksoi se Kosova duhet të heqë tarifat, dhe se Serbia duhet të përfshihet në dialog më sinqerisht. “Ne kemi dallime rreth njohjes, por jemi të bashkuar në angazhim”, citohet të ketë thënë Borrell. Me zgjedhjen e Josep Borrell si ministër i Jashtëm i BE-së, procesi i negociatave dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të merrte për herë të parë një ndërmjetës të ardhur nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe pse Borrell është me origjinë nga Katalonia, ai njihet si kundërshtari më i zëshëm i ndarjes së këtij rajoni nga Spanja. Ai nga 1 nëntori i këtij viti merr detyrën e shefit të diplomacisë evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …