Refugjatëve

Shqiptarët në Greqi iu ndihmojnë refugjatëve nga Lindja e Mesme, përderisa Shqipëria u mbyll kufirin

Rrugët e Athinës dhe veçanërisht porti është mbushur plot me refugjatë, që mbërrijnë çdo ditë nga Turqia. Solidariteti me refugjatet në Greqi është i dukshëm. Në një nga kampet e improvizuara një familje emigrantësh shqiptarë, çdo ditë përgatit ushqime në banesë dhe u ofrojn një vakt të ngrohtë deri edhe 150 refugjatëve. Bashkë me gjyshen e saj, një vajzë, fëmijë nga martesa e një shqiptari me një emigrante nga Ukraina, thotë se, së bashku me gjyshen dhe babanë e saj ndihmojnë emigrantët me ushqim. “Ne vijmë e iu sjellim për të ngrënë emigrantëve. Ndihem mirë, është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë”, thotë Arjana Sulollari, raporton Tch. Xhevahir Sulollari, emigrant në Athinë në të shumtën e kohës është i papunë, por pavarësisht kësaj, me të ardhurat e tij blen ushqime për refugjatët. “Vijmë këtu çdo ditë në mbrëmje, pasi i kemi bërë gati në shtëpi. I shpërndajmë pasi mblidhen njerëzit dhe këtë e bëj, sepse kam vuajtur edhe vet në fillim. E di çdo të thotë të jesh pa ngrënë dhe sidomos me fëmijë të vegjël”, thotë Xhevahir Sulollari, emigrant në Greqi.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …