leoni

Qendra Kulturore “ANAMORAVA” morri tri çmime në Festivalin tradicional “Tingujt e Vendlindjes” në Stagovë të Kaçanikut

Qendra Kulturore “ANAMORAVA”, është prezantuar me program të pasur dhe repertoar shumë të pëlqyer nga publiku në Festivalin tradicional ,,Tingujt e Vendlindjes” që u mbajt në Stagovë të Kaçanikut. Pas shumë performancave në festivale ,koncerte e evente të ndryshme mbrenda dhe jashtë me karakter kombëtar e ndërkombëtar ,ky ansambël arriti të sfidoi dhe kësaj radhe në Festivalin tradicional, QKA “Anamorava” dhe me performancen e saj, arriti të veçohet nga juria profesionale, e cila u shpërblye me tri çmime kryesore të festivalit. Çmimi i parë “Ansambli me i mire i Festivalit”, çmimi “Vallja më e mire tradicionele”, si dhe çmimi i “Instrumentistit më të mirë”. Për sukseset e treguara në këto aktivitete drejtuesit e QKA “Anamorava” kanë falendrtruar stafin e Ansamblit dhe njëherit Institucionet komunale, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, për përkrahjen e pa rezervë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …