Specialistët e psikologjisë protestojnë para ShSUK-së, kërkojnë anulimin e konkurseve të hapura gjatë fushatës

Specialistët e psikologjisë protestojnë para ShSUK-së, kërkojnë anulimin e konkurseve të hapura gjatë fushatës

Disa psikologë të specializuar kanë protestuar sot para administratës së Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës për shkak se pretendojnë se në Klinikën e Psikiatrisë janë pranuar dy persona që nuk i plotësojnë kushtet në pozitën e psikiatrit. Sipas tyre, ky konkurs është bërë gjatë kohës së fushatës. Visar Sadiku përfaqësues i protestuesve  tha se nuk do të  lejojnë që në këtë konkurs të punësohen persona, të cilët nuk janë kompetentë për atë pozitë. Psikologët protestues  thanë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre ata do të vazhdojnë me protesta derisa ato të plotësohen ,sepse sipas tyre vetëm ata që janë të specializuar në Psikologjinë Klinike e meritojnë të jenë në ato pozita. Për gjithë këto që kanë ndodhur, psikologët protestues kanë deklaruar se kanë bërë ankesa por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …