MI LOGO

REAGIM NDAJ SHKRIMIT: ”REÇICA FSHEH VENDIMIN PËR “DHURATËN” MBI 50 MIJË EUROSHE PËR DY INXHINIERËT E MINISTRISË”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), reagon ndaj shkrimit të së martës në “Frontline” të publikuar më 14.10.2019. Në këtë shkrim ka shumë të pa vërteta duke filluar nga titulli e për të vazhduar më tej. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në asnjë situatë nuk jep dhurata, por i zbaton ligjet e Republikës së Kosovës, dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Prandaj, shkrimi përveç që është tendencioz dhe prezanton një pasaktësi totale, i njejti ka për qëllim të krijoj konfuzion nga burime të dyshimta dhe nga persona të pakënaqur ndaj të cilëve kohë më parë MIT ka ndërrmarrë masa, si rezultat i vendimeve gjyqësore. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, mbetet e zotuar në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …