Mbjelljen e drunj dekorativ në vendin ku pak kohë më parë ishte deponi ilegale e mbeturinave afër fshatrave Lumbardh dhe Broliq

Ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit e ka në dorë secili prej nesh, dhe duhet të përpiqemi t’i japim jetë atij, e këtë filluam ta bëjmë me mbjelljen e fidaneve-drunjve dekorativ, në vendin ku pak kohë më parë ishte deponi ilegale e mbeturinave, afër fshatrave Lumbardh dhe Broliq, është shprehur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj gjatë këtij aksioni. Faleminderit për kontributin, të gjithëve që ishin pjesë e këtij aksioni!

Falënderim të veçantë Kryeshefit të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës Ahmet Zejnullahu, tha në fund të fjalës së tij kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …