Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Pse jo krekosje

Zgjedhjet në thelbin e tyre janë pushteti në ardhje, edhe këto tonat nuk bëjnë përjashtime, ndonëse ndonjë aktor do donte t’i ndryshonte rregullat. Verdikti i elektoratit ka qartësuar tashmë gjithçka. Pritet të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht dhe gjithçka të mbyllet. Afati i ankesave, me pak përjashtime: rasti NISMA, Liberalët Egjiptian e ndoshta dhe ndonjë parti serbe, me sa shihet nuk do ketë fluks të madh lëndësh ankimore! Komisionerët mbase do mbeten rrëfimi deformues i këtij procesi! Por, sido që të shkojnë punët me ankesat, tashmë gjithë vëmendja e opinionit është përqëndruar te bërja e qeverisë.

Sikur gjithëherë, koha mes ditës së zgjedhjeve dhe bërjes së parlamentit e votimit të qeverisë prodhon shumë hamendësime, ato tashmë kanë nxjerrur në pah edhe disa shqetësime qytetare. Nëse hamendësimet për përbërësit e pushtetit në ardhje tashmë veç dihen bazuar në përzgjedhjen e elektoratit dhe deklarimin e PDK-së dhe AAK-së për të shkuar në opozitë, raportet e aktorëve politikë mbesin shqetësimi real i qytetarëve i cili prodhon një sërë vështirësish.

  1. Vijat e kuqe, si aksesorë pse jo edhe të pranueshëm parazgjedhor, vazhdojnë të mbeten edhe në paszgjedhje, por tashmë si një kredo dilitante e një kryeneqësie të themi papjekurie për të mos dashur të akuzojmë për kapacitete të munguara. Në fokus të kësaj, vrojtuesi i vëmendshëm i zhvillimeve Xhevat Bislimi, shtroi pyetjen kapitale përmes një shkrimi te “Kosova e Lirë”: PSE ME LDK-në?.

Tri janë çështjet kapitale që shtrojnë këtë dilemë edhe tek unë:

  1. a) Marrëveshja e demarkimit me Malin e zi u bë nën drejtimin e qeverisë nga ana e LDK-së dhe pikërisht ishkryeministrit z.Isa Mustafa. Por, edhe me rastin e ratifikimit në parlament, pikërisht vota opozitare e LDK-së ishte ajo që i dha shumicën e votës, të cilën nuk e arrinin dot PAN-i me pakicat.

Pra, nëse pushteti ishte nën trysninë e detyrimit apo kapjes për një marrëveshjeje aq të keqe, e cila rrinte në themelet e opozitarizmit të Vetvendosjes me çka edhe duhet të bëhet prioriteti qeverisës i saj, LDK-ja nga opozita, edhe ajo në dëlirin e një krekosjeje e quajti sukses të saj qeverisës marrëveshjen dhe e votoi. Nëse vijat e kuqe shpërfaqen si moral politikbërës në shpatullat e të drejtës, ligjësisë e përgjegjësisë kushteutese për të reflektuar parime të mbajtura, sikur provon Vetvendosja t’i vë në spikamë, atëherë si lexues i asaj që po ndodhë nuk kam se si mos të ndjej keqardhje për këtë tregues dhe t’i jap të drejt pyetjes “Përse bëjka me LDK-në?”.

  1. b) Si e dytë po aq kapitale është dhe karakteri unitar i shtetit i cili qe rrezikuar me marrëveshjen e Brukselit për asiciacionin apo “Zajednicën” sikur ka dëshirë ta quaj LVV-ja për t’i dhënë ngjyrrë urrrejtjeje në veshin e opinionit tonë. Me të drejtë!

Marrëveshja për asociacionin e komunave serbe u bë pikërisht nga ishkryeministri Mustafa, i cili vinte nga LDK-ja si drejtues i saj dje dhe marrëvesh po sot me LVV-në në cilësinë e drejtuesit të LDK-së! Edhe kjo çështje është po aq kauzale sa territori i vendit, sepse në themelet e asaj marrëveshjeje është aspirata serbe për ndarjen e Kosovës. Lëvizja Vetvendosje në themelet e ngrehinës së autoritetit të saj ka çështjet e mëdha dhe kjo është njëra nga ato themeltaret. Edhe ky faj i madh ndaj vendit ka bashkëautorë tjerë sikur rasti i parë, por ama në të dy rastet qeverinë e drejtonte LDK-ja dhe drejtuesi i saj politik ishte bartës i postit të kryeministrit. Pra, cili është stadardi?

Dhe si e tretë c) në vazhdën e të shumtave që na kanë ndodhur si të këqia është ndërtimi i një shoqërie të kapur ku korrupcioni dhe klientelizmi janë mjeti dhe leva e kapjes. Po të futemi thellë në fillin e lirisë sonë ne do gjejmë si ardhje babagjane mendësinë e përvojës Jugoslave të të bërit të gjërave dhe potencën në shoqëri që garanntoi kapja e mundësive dhe institucioneve përmes paraseë e për paranë. Edhe këtu, bashkëfajtorët më të mëdhenj do i gjejmë në kampin e dilemës aq domethënëse “ Bëjka edhe me LDK-në?”.

Të qeveriset me pastërti kur duart e partnerit qeverisës janë të mbytura në faje do shembëllim prej veteje. Mbase do shohim goditje të tilla duke filluar nga brenda partnerëve qeverisës dhe uroj një gjë të tillë, por dyshoj thellë meqë qëndrueshmëria e koalicionit do vihej në pyetje në një në rast të tillë!

Fondi i qeverisë në egzil ka histori të bujshme dhe mjegull të madhe prej perdeje të hekurt. Ai administrohej nga z.Mustafa, ish kryeministri i marrveshjeve fatale për vendin dhe bartësin e jo më pak se 70 akuzave me bazë keqpërdorimi të pushtetit lokal, që dashur pa dashur duhet të kenë çuar edhe në korrupcion të thellë. Akuza të tilla rrinë në pluhurin e gjykatave edhe sot, sepse dje i çoi LVV-ja, dhe ajo ishte e pazonja të çante murin e kapjes së shtetit e gjykatave nga vet zoti Mustafa dhe partia e tij me partnerët e djeshëm që sot janë prapa vijave të kuqe. Për një njeri dhe subjektin që sot ai drejton, i cili për një mandat qeverisjeje lokale ka bërë aq shkelje, si mund të mos dyshojmë bazueshëm se ai dhe partia e tij ka një mal me faje, meqë është pjesë e pushteteve në gjithë dekadat e vlimeve para dhe pas çlirimt të Kosovës.

Kush bashkënumron parat e tija me hajdutin nuk i dalin llogaritë mirë! – thonte një plak i lagjes.

  1. Përcaktimi apriori për bashkëqeverisje qoftë parazgjedhore qoftë paszgjedhore është virtyt i organizimeve poitike, dhe kjo e bënë më të besueshme Vetvendosjen. Por, ky përcaktim ashtu sikur po proklamohet mbi shpatullat e viajve të kuqe karshi subjekteve që përbënin PAN-in , por edhe qasja që po shtrohet kundrejt të keqes sonë të përbashkët Listës serbe, kësaj leve të shtetit serb në funksionimin tonë të brendhëm lë shumë për të hamendësuar: Vallë a munde të dal Lëvizja Vetvendosje nga dëliri me të cilin po rrezikon të vëjë në vështirësi qeverisjen e saj me vendin!

Temat e mëdha, me të cilat përballet çdo qeverisje, kanë nevojë mirëkuptimi e bashkërenditjeje qoftë për konsenzusin nacional qoftë për votën plebishitare. Të tilla raste fusin sistemin në keqfunksionim, dhe në rastin më të keq dhe në bllokadë, prej ku delet pastaj me rregullat që ka vënë kushtetua! Rezultati i të tilla zhvillimeve e dimë të gjithë që nuk është i mirë, qoftë edhe vetëm për bjerrjen e kohës e lëre më pasojat reale që shkakton gjendja e tillë. Në një gjendje të tillë tashmë prej kohësh jemi.

Nëse steka e mosdurimit që deliri po e mbanë gjallë akoma nuk bie, qeveria do bëht kurbani i Buxhetit, si e parë. Ky dëlir, mund t’i shtyjë aktorët tjerë politik në vend t’i lënë në vetminë e madhe LVV-në dhe LDK-në për temat e mëdha të cilat dialogu me Serbinë do na i shtroi dhe lufta aq e proklamuar kundër korrupconit, e cila nuk do mund të bëhet njëanshëm dhe me inate. Kjo luftë kërkon qeverisje funksionale.

  1. LVV ardhjen e saj në pushtet po e stolis me teket e saja duke nxjerrur krekosjet në shpërfaqjen e saj, pamje prej të cilës ajo fatmirësisht do duhet të ulet me duart plot në punë. Diskrepancën që ajo do e prodhoi në dimenzionin shpërfaqje – realiet do e bartë si gurë sizifi në qafën që pushtetimi i përgjegjshëm do ia ulë.

Ta shesësh ardhjen në pushtet si përgjegjësi në detyrë për të gjithë është një lehtësim rruge për mirëkuptimin qeverisës të paktën për 100 ditëshin dhe vitin në vijim, ndërsa të shesësh krekosjen në ardhje duhet t’i kesh duqët plot!

Uroj që përvoja në qeverisje përgjatë këtyre dy dekadave e PDK-së dhe hera herës e AAK-së do i përmbaj këto në mirkuptim të këtij dëliri adoleshent që LVV po e shpërfaq përgjatë kësaj krekosjeje e cila kollaj mund të bëhet faj mospërmbushës nesër.

Kosovës i ka ndodhur më e mira e mundshme në një demokraci plurale sikur është rrotacioni i pushtetit. Kjo është për t’u vlerësuar, dhe këtë vlerësim e meritojnë edhe dy aktorët e këtij ndryshimi: elektorati për emancipimin dhe opozita për objektivin e arritur.

Paçka se koluaret nuk po pushojnë së prodhuari këto ditë hipotetizma edhe ndër më abstraktët, nuk dua të besoj se ndokush mund ta çoi nëpër mend tashmë mosardhjen në pushtet të Vetvendosjes! Ajo është këtu me mbështetjen e votës dhe me frymën që shkon edhe përtej votës. Besoj, kjo mjaton për ta kuptuar të vërtetën e kohës dhe për ta pranuar atë. Por, ama, edhe le të mos harrojmë se kjo PSE-ja, e cila e shetiti kërkimit shpjegues jo vetëm mikun Xhevat Bislimi, e që po endet qiell i hapur mbi kokat e gjithë neve, jo vetëm se na dërgoi kësaj radhe te veprimi përtej parimor i Vetvendosjes “Bëjka edhe me LDK-në e kaq fajeve”, por kam ndjesinë se do na suprizoi edhe me të tjera ngelje klase.

Fundja ajo duhet të gaboi që një ditë të bjerë nga pushteti! Kjo filloi që me ardhjen dhe të gjithë po marrim tashmë mesazhin edhe të përtej parimeve “vija të kuqe” nga ajo meqë  bëjka edhe me LDK-në!

Po cila do mbetet statura e LVV-së në këtë ecejake nga çështja në çështje? Kjo mbetet të shihet.

Uroj të mos rrugëtoi me parimin e strucit!

E shtyrë nga detyrimi i rrugëtimit opozitar ajo është vënë në rrëshqitje veprimi parimor per koalicionin. Kjo do ta shtyjë detyrimisht edhe në disa veprime shtesë të kësaj natyre të cilat nuk është e thënë ta mbajnë peng brenda gabimit. Meqenëse ajo tashmë vijat e kuqe i ka të shlyera në teren për interesa pushtetimi me LDK-në duhet të kuptpoj e t’i shlyej edhe në kokë për të gjithë ata që kanë gabimet e njëjta me simotrën e saj kolaboracioniste.

Realitetet e kanë shtyrë LVV-në në këto ujëra dha ajo besoj se do ta pranoi faktin se gjindet në këtë teren. Ndoshta kjo do të ishte kërkesa që shtron koha në këto fille për akomodim më të lehtë të saj në misionin që ia ka dhënë vota elektorale!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …