Përmbledhja e javës Evropiane të Sportit 2019

Java Evropiane e Sportit sivjet shënoj 5 vjetorin e themelimit dhe u mbajtë në vende të ndryshme të Evropës. Në Kosovë ajo u mbajtë për herë të dytë nën patronatin e Ministrit në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. Këtë vitë u organizuan rreth 84 ngjarje për 8 ditë sa zgjati Java Evropiane e Sportit.  “Java Evropiane e Sportit” ka për qëllim promovimin e sportit dhe aktiviteteve fizike për të gjithë, pa dallim moshe, prejardhjeje apo niveli të fitnesit. Nën moton “#BeActive”, këtë vit “Java Evropiane e Sportit” bashkoj 41 shtete dhe 47 partnerë evropianë për të inkurajuar një shoqëri të shëndetshme, të lumtur dhe gjithëpërfshirëse. Sipas organizatorëve, gjatë fushatës së këtij viti u synua ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e aktiviteteve fizike në shkolla dhe vende të punës, duke eksploruar qendra të fitnesit dhe klube sportive për të qenë sa më aktiv. Në ueb adresën e mëposhtme mund ta ndiqni dokumentarin që është përgatitur enkas për Javën Evropiane të Sportit 2019 që është mbajtur për herë të dytë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …