Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Kosova do ta luftojë terrorizmin e çdo forme

Duke komentuar Raportin e Departamentit të Shtetit për terrorizmin në vitin 2018, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do ta luftojë pa kompromis radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin e çdo forme. Më gëzon fakti që Kosova sërish lavdërohet në raportin e Departamentit të Shtetit për terrorizmin në vitin 2018, si shtet që ka bashkëpunuar me SHBA-në në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësohet si anëtare e Koalicionit Global kundër ISIS-it. Kapitulli për Kosovën numëron të arriturat e të gjitha agjencive, gjyqësorit, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të KFOR-it dhe EULEX-it, duke vlerësuar bashkëpunimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Jemi partner i barabartë i aleatëve tanë dhe kontribuues për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …