Haradinaj: Shkarkimi i Task-Forcës kundër korrupsionit është vendim i paplan që shkakton pasiguri juridike

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka shfaqur bindjen e tij se liberalizimi i vizave do të ndodhë në dhjetor

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shfaqur bindjen e ti se liberalizimi i vizave do të ndodhë në dhjetor. Ai ka deklaruar se ka gjasa reale që Kosova në dhjetor të hyjë në agjendën e Këshillit të Evropës dhe se vendimet veç e veç të shteteve anëtare mund t’i japin epilog pozitivë lëvizjes të lirë drejtë zonës schengen për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se qëndrimi i Francës për këtë çështje nuk është kundërshtues në raport me Kosovën ndërsa qëndrimi i Gjermanisë është shpresëdhënës që gjatë muajit dhejtor mund të ketë liberalizim të vizave. Të përkujtojmë se kohë më parë, në Kosovë pati qëndruar deputeti gjerman, Peter Beyer, nga radhët e partisë CDU-së,  të kancelares Angela Merkel, i cili kishte thënë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …