leoni

Gucati

Gucati: Do të bëjmë kërkesë që të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka paralajmëruar se organizata që ai drejton do të bëjë kërkesë për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. “Ne kemi bërë një peticioni para një viti i gjysmë ku ka qenë rekord me 15 mijë e 800 nënshkrime, ku kemi tentuar që të zhbëhet kjo Gjykatë dhe nuk kemi mundur. Ne prapë në fund të këtij qershori që do të vjen ne prapë do të bëjmë kërkesë qeverisë dhe kryeparlamentarit cili do që do të vjen, do t’i drejtohemi me shkresë që të ndërrohet ligji dhe të futet një amandament që të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krime lufte në Kosovë. Krime lufte ka bërë Serbia dhe kjo gjykatë nuk duhet të jetë e një anshme por të jetë gjykatë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovës, ka theksuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Ai ka shtuar më tutje se Gjykata Speciale është shumë e angazhuar kohëve të fundit dhe se edhe muaji nëntor pritet të jetë i nxehtë sa i përket zhvillimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …