Rrustemi: 200 familje janë privuar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve

Rrustemi: Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Supremes nga SKQZ edhe nga PZAP është i motivuar politikisht

Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga SKQZ edhe nga PZAP, është qartazi përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar në mes tyre. Kështu ka deklaruar anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi duke komentuar vendimin e PZAP-it, i cili ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës. “Duke iu shërbyer interesave politike të palëve të ndryshme e kalkulimeve në prapavijë, po vonojnë qëllimshëm certifikimin e rezultateve përfundimtare. Rezultatet do të shpallen e do të certifikohen, por edhe përgjegjësisë së tyre do t’i vijë radha”, shkruan Rrustemi. Ndryshe, me refuzimin e ankesës së Lëvizjes vetëvendosje, PZAP ka rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së, edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykimin A-A.U.ZH.nr.20/2019, se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me poste nga qytetaret e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të ndalet derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit dhe se do të vazhdojnë me ankesë në Gjykatën Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …