Drejtorët Morina dhe Zhuniqi vizitojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të SHFMU “Liria” në fshatin Fortesë

Në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Liria”. Në kuadër të këtij projekti që financohet nga komuna e Rahovecit, është paraparë edhe ndërtimi i sallës së edukatës fizike. Ecurinë e punimeve në këtë projekt të një rëndësie të veçantë nga afër i kanë parë Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Gjatë vizitës së bërë këtij projekti, drejtorët Morina dhe Zhuniqi nga përgjegjësit e firmës që komuna ka kontraktuar për ndërtimin e objektit, janë njoftuar me ecurinë e punimeve të deritanishme, punime të cilat janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …