Qendra e Numërimit dhe Rezultateve: Pas dy-tri dite fillon numrimi i rreth 12 mijë votave

Procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve filloi  zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë. Eugen Cakolli nga KDI për KosovaPress ka deklaruar se me vendimin e PZAP-së rreth 90 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri tani. Duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiqi viktimizohet në OKB, Mujanoviq e Serwer ia përplasin në fytyrë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u përpoq …