Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se janë krijuar kushtet që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Konjufca: Për kryeministrin s’ka kundërpesha, e as kalkulime

Duke komentuar paralajmërimet mbi mundësinë e mosarritjes së koalicionit VV-LDK dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ka pak gjasa që t’mos arrihet koalicioni Vetëvendosje-Lidhje Demokratike e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se kanë mbetur edhe një apo dy mes grupeve punuese nga të dy partitë, pasi 90 për qind e programit është përafruar dhe çështjet që s’i kemi zgjedhur do të takohen krerët e partive për t’u pajtuar. Në ditët në vazhdim do të vendosim edhe për postet ministrore. Kryeministri është i pakalkulueshëm.  Për kryeministrin s’ka kundërpesha, e as kalkulime, ka theksuar Konjufca duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte deklaratës së Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila kishte thënë se posti i kryeministrit ka vlerë të barabartë me të tre apo katër ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …