Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Në periudhën 1999-2019 në aksidente komunikacioni kanë vdekur 2 mijë e 513 persona

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës mësohet se brenda 10 muajve të këtij viti, nga aksidentet në komunikacion kanë humbur jetën afër 100 persona. Njohësit e komunikacionit kanë tërhequr vërejtjen se kjo shifër është shqetësuese dhe me pasoja të shumta për familjet e atyre që kanë pësuar në aksidente por edhe për shoqërinë. Gjatë paraqitjes së të dhënave nga Policia e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik u tha se gjatë vitit 2019 numri i viktimave që kanë humbur jetën në komunikacion ka arrit në 99 ndërsa për këto dy dekada, nga aksidentet në komunikacion kanë humbur jetën 2 mijë e 513 persona. Nga ana tjetër, kompanitë e sigurimeve kanë bërë të ditur se vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ato kanë paguar 22 milion euro dëme të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

“The Independent” ngatërron Prishtinën me Serbinë, shqiptarët reagojnë në Facebook

Një fotografi nga qendra e Prishtinës, e përdorur nga mediumi britanik “The Independent” për të …