leoni

Valon Murati: Ripërcaktimi i kufijve do të duhej të paraqitej nga vet shqiptarët dhe Kosova Lindore t'i bashkohet Kosovës

Valon Murati: Është punuar shumë kundër bashkimi kombëtar duke thënë se më mirë dy shtete sesa një shtet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se është bërë maksimumi i një plani të një beteje publike rreth bashkimit kombëtar. “Është Lëvizja Vetëvendosje që perceptohet se është për bashkim por është jashtëzakonisht e paqartë se si e do rrugën drejt atij bashkimi. Situatën e fundit e kemi kur lëvizi edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, por dhe u tërhoqën nga pozicionet”, shprehet Murati. “Në skenën politike kemi shumë pak debat racional”. “Dëshira për bashkim 63 përqind në Shqipëri dhe 54 përqind  në Kosovë  është shpredhënëse. Është punuar shumë kundër bashkimi duke thënë se më mirë dy shtete sesa një shtet. Ta kesh parasysh që vetëm 16% janë kundër. Anketa e rrëzon një mit të kahershëm që shqiptarët në Shqipëri nuk e duan bashkimin. Është me rëndësi për t’u treguar të gjithëve”, ka thënë ai. Murati duke komentuar gjetjen e hulumtimit të KFOS dhe OFSA të kryer në Kosovë dhe në Shqipëri ka thënë se deri para një viti e gjysmë nuk kanë guxuar të flasin liderët politikë në të dyja vendet për temën e bashkimit. “Kjo tregon për një ndryshim në rrethana ndërkombëtare të cilat ne sikur nuk po duam t’i shohim”.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …