Kryetari Jashari morri pjesë në homazhet kushtuar heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jasharin me bashkëpunëtorë, morri pjesë në homazhet kushtuar heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Pas homazheve, aktivitetet vijuan me Akademinë përkujtimore në Teatrin Kombëtar dhe rivarrimi i heronjve në Varrezat e Heronjve në Velani-Prishtinë, pranë varrit të Adem Demaçit. Jeta dhe vepra e heronjve të kombit, është udhërrëfim për ne dhe gjeneratat që vijnë, duke fuqizuar ndjenjën dhe përgjegjësinë për lirinë, paqen dhe prosperitetin.

Lavdi heronjve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Ka shkruar në facebook kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …