KFDIV dhe Shoqatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gatshëm për shënimin e Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e udhëhoqi, kryesuesja, Vlora Krasniqi- Manaj, e cila i njoftoi anëtarët me përgatitjet për shënimin e festave kombëtare të nëntorit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurse, anëtari i këtij komiteti dhe këshilltari komunal, Ilaz Krasniqi në mënyrë më të detajuar, njoftoi anëtarët me kërkesat që ka bërë ky komitet për këto kategori, drejtuar Kuvendit Komunal të Malishevës, miratimin e këtyre kërkesave dhe vendimeve, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare të UÇK-së dhe popullit tonë, në përpjekjet për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar. Në fund, Komiteti, uroi gjithë popullin shqiptarë për nder të festave kombëtare të 28 Nëntorit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …