Në Drenas inagurohen shtatorët e heronjve të kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Në Drenas inagurohen shtatorët e heronjve të kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Sot në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi është bërë inaugurimi i shtatorëve të heronjve të kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

 Në një fjalë rasti kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha sot Drenica dhe Drenasi është pasuruar me tri shtatore dhe sot Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari janë të tre këtu bashkë më ne por të shkrirë në bronz. Ata janë këtu për të na treguar për çmimin e lirisë. Historinë tonë të lavdishme do ta trasojmë brez pas brezi. Shaban, Hamëz e Adem Jashari tashmë i janë bashkuar bashkëluftëtarëve të tyre këtu në shesh.

Kurse kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se në këtë ditë të festës është sublimuar i gjithë angazhimi për çlirimin e vendit. Sot ky shesh po madhështohet dhe po tregon mesazhin e vendosjes se emblemave të UÇK-se dhe mesazhin për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj potencoi se Drenasi sot vendosi tre figura emblematike të kombit që u ngiten të parët për t’i dhënë zemër popullit për të mos iu nënshtruar pushtuesit. Falë luftës dhe heroizmit të tyre ne kemi arritur ta bëjmë Kosovë shtet. Këtyre burrave u kemi borxh ta ruajmë lirinë e atdheut, pasi që ata pushuan vetë për t’i dhënë jetë lirisë tonë.

Në emër të OVL-UÇK-së foli kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati. Ai tha se rruga e historisë është e skalitur me emrat e dëshmorëve të kombit. Në rrugën për çlirim u vë i pari Adem Jashari për të mbetur përherë i gjallë edhe pas rënies së tij. Prandaj ne të gjallët duhet t’i përkujtojmë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut dhe ta respektojmë luftën e UÇK-së.

Në emër të familjes Jashari, Rifat Jashari i ngushëlloi familjet dhe viktimat e fundit të tërmetit në Shqipëri. Ai i falënderoi të pranishmit dhe tha se shtatorët e lirisë ku do në Kosovë duhet t’i mbajmë më nder dhe krenari.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …