Në Drenas përurohen tri shtatoret e heronjve të kombit, Shabanit, Hamzës dhe Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në një postim të tij në facebook ka shkruar: Përurimi i tri shtatoreve të heronjve të kombit Shaban Jashari, Hamëz Jashari dhe Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, më 28 nëntor, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, shënon ditë të madhe, ditë të re për Drenasin, për Drenicën dhe kombin tonë. Këtu janë bashkë ashtu siç ishin bashkë në rrugën e idealit të brezave për liri, me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Rasim Kiçinën dhe Bedri Shalën, duke simbolizuar tërë një shekull rezistencë, plot një shekull të përmbyllur me luftën çlirimtare të ushtrisë tonë të lavdishme.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …