Kryetari Jashari me bashkëpunëtor nderon dëshmorët me rastin e 28 nëntorit

Në nderim të festës së 28 Nëntorit – Dita e Flamurit, datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, delegacionet e Komunave Skenderaj dhe Drenas, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të gjithë së bashku kanë filluar me homazhe para shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në qytetin e Skenderajt, për të vazhduar me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, pastaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë si dhe në Kompleksin e varrezave të fshatit Gllanasellë. 28 Nëntori është data që sublimon ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e mëdha të të gjithë brezave për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë.

Lavdi të gjithë të rënëve për Liri! Ka thënë me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …