leoni

Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Kopiliq

Në vazhdim të punimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Skenderajt, ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Kopiliq i Ulët. Për të parë nga afër punimet i pranishëm ishte edhe Kryetari Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë.

Kryetari Jashari, ndër të tjera ka theksuar:

“Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore, ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Kopiliq i Ulët, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë pamë nga afër asfaltimin e rrugëve. Banorët u ndanë të kënaqur me investimet që po bëjmë në këtë pjesë, ndërsa, ne i uruam për infrastrukturën moderne që po bëhet në vendbanimin e tyre”, ka thënë ndë të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …