Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Haradinaj: Faji për dështimin në PISA është i akumuluar ndër vite por edhe SBASHK-u ka një përgjegjësi për këtë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare. Haradinaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet pasi sipas tij, Vetëvendosje e LDK “vijnë e shkojnë”. Duke folur për dështimin në testin e PISA-s, Haradinaj ka thënë se faji është i akumuluar ndër vite por sipas tij edhe SBASHK-u ka një përgjegjësi.  Ai ka thënë se në të ardhmen prindërit duhet të organizohen dhe mos ta lenë mësimin e fëmijëve të tyre vetëm në dorë të sindikatave. Kryeministri në detyrë ka thënë se rishikimi i demarkacionit është mundësi reale por sipas tij liderët e Malit të Zi nuk duan shumë reklamë pasi kanë një opozitë pro-serbe.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …