Komuna e Deçanit organizon takimin e dytë publik për vitin 2019

Komuna e Deçanit e organizon takimin e dytë publik për vitin 2019 me qytetarët e kësaj komune i cili do të mbahet me datë 26 Dhjetor 2019 (e Enjte) në Sallën e Konferencave  në Objektin e Komunës kati i  III-të, me fillim në ora 11:00. Në këtë takim do të marrin pjesë, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Asamblistët, Drejtorët e Drejtorëve, si dhe zyrtarë të tjerë. Në këtë takim do të diskutohet për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për çështjet lidhur me realizimin e synimeve programore të komunës së Deçanit gjatë  vitit 2019. Qytetar të nderuar, Shoqëri Civile, është në interesin tuaj që të merrni pjesë në këtë takim dhe të kontribuoni drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …