Mediet në Shqipëri njoftojnë se në janar të vitit 2020 në Tiranë do të zhvillohet konferenca e donatorëve ndërkombëtarë. Konferenca do të organizohet nga Komisioni Evropian për të siguruar ndihmë financiare në rikuperimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Kryeministri, Edi Rama ka shfaqur mirënjohjen e tij për solidaritetin e liderëve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, vlerësoi lart vendimin për të organizuar konferencën e donatorëve në janar në Tiranë si dhe theksoi se konferenca do të mbështesë programin e rindërtimit të vendit. Nga evidentimi i deritashëm i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, Raporti i Operacionit të Emergjencës ka konstatuar se 13 mijë qytetarë kanë humbur banesat, 261 pallate janë të pabanueshme dhe 851 të dëmtuara, 2mijë e 237 banesa janë të pabanueshme dhe 4 mijë 618 të dëmtuara, 44 objekte janë hedhur në erë dhe dhjetëra të tjerë ruhen me perimetër sigurie.
Kontrolloni gjithashtu
Ka nisur votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për nisjen e procesit të votimit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
