Ka filluar asfaltimi i rrugës Runik- Syriganë dhe segmenteve tjera të rrugëve në këtë pjesë

Lajm i mirë për banorët e Bashkësisë Lokale të Runikut, sepse sot filloi asfaltimi i rrugës Runik-Syriganë dhe segmenteve tjera të rrugëve në këtë pjesë, për të parë nga afër punimet ishin nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe bashkëpunëtorë. Po ashtu sot, lajme të mira edhe për banorët e lagjes 6, ku filloi asfaltimi i rrugës në këtë pjesë të qytetit.

Banorët u shprehen mjaft të kënaqur me investimet që po bënë komuna e Skenderajt në realizimin e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …