Përfundon pa marrëveshje për koalicionin qeverisës edhe takimi i sotëm në mes të, Albin Kurtit dhe Isa Mustafa

Përfundon pa marrëveshje për koalicionin qeverisës edhe takimi i sotëm në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafa

Edhe kësaj here ka përfunduar pa marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda ndërtesës së Kuvendit. Një ditë më parë ndërkombëtarët kanë shtuar presionin për formimin e institucioneve të Kosovës. Ambasada e ShBA-së dhe e Britanisë së Madhe, si dhe Zyra e BE-së në Prishtinë, kanë vlerësuar se nevojitet formim i shpejtë i qeverisë së re për t’i çuar përpara proceset që e presin Kosovën. Të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe deputetët gjermanë Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët e kanë vizituar Kosovën dhe kanë takuar liderët e Lëvizjes Vetëvendosje  dhe të Lidhjes Demokratik të Kosovës (LDK).

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …