Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi ka folur rreth mos arritjes së marrëveshjes me LDK-në pak kohë para seancës konstituive të Kuvendit, ku pritet të betohen deputetët e ri dhe të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët. Ai ka thënë se aleati i negociatave për formimin e qeverisë së re ka refuzuar ta marrë postin e kryekuvendarit dhe atë të kryetarit të vendit ‘si shkëmbim’ me Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Kryesia e LDK-së, për shkak të interesave të ngushta, e ka lëshuar një shans fantastik që ua ka ofruar Albini. Kanë refuzuar ta marrin edhe kryeparlamentarin edhe presidentin e ta japin Ministrinë e Brendshme”, ka shkruar Bulliqi.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					